Paloka-Yuri Kim: Bëji thirrje SPAK-ut që të hetojë ”peshkun e madh”
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ka trazuar politikën në vend. Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Për të Kim ka tashmë mundësinë që t’i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”.
“Zonja Kim, sot ka rastin t’i bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”. Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.
Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë. A është paguar McGonigal dhe për të “konfirmuar” akuzat e Ramës dhe “faktet” për “non grata-n”?
Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptarëve pas kaq kohësh se ata “kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre” pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar. Dikush do duhet ta hajë barin tani!”, shkruan ai.