Pas gjetjes së eshtrave, Prokuroria rihap hetimin për zhdukjen e këngëtarit

Pas gjetjes së disa eshtrave, Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavës, Renato Hamza, i njohur ndryshe si Reni.

Më 3 nëntor, eshtrat u gjetën në një fshat të Librazhdit dhe ka dyshime të forta që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.

Ka dyshime se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?