FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plagosi me thikë gruan dhe komshiun, nëna e autorit: Nuk ka pirë ilaçet

Mesditën e sotme, Elmas Kalia plagosi me thikë gruan e tij dhe komshiun. E ëma e tij, thotë se djali vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte pirë ilaçet prej disa kohësh.Sipas saj, Elmasi nuk kishte pasur grindje me bashëshorten e tij.

“Është me probleme të shëndetit mendor, tani është shtruar. Nuk e mbajmë dot. Kishte disa kohë pa pirë ilaçet, mund të ketë një ose dy muaj. Nuk donte t’i pinte. Nuk kanë pasur grindje më parë”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Dyli Haxhire” në Elbasan. Në momentin që Kalia ka goditur me thikë gruan e tij, ka ndërhyrë komshiu Enver Sulaj, i cili u plagos. Autori u arrestua nga Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?