Plazh në dhjetor, qytetarët në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulëta

Në Vlorë është kthyer në traditë që qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme, por edhe të huaj, të lahen në det çdo muaj të vitit. Pavarësisht temperaturave, ata mblidhen në grupe shoqërore dhe lahen në det, duke sfiduar kushtet atmosferike.

Ajo çfarë bie në sy është fakti që ata që lahen në det janë kryesisht në moshë të tretë, mbi 60 vjeç dhe sfidojnë kushtet e motit për t’u larë edhe në dhjetor, kur termometri shënon temperatura shumë të ulëta.

Kastriot Tajari, 68 vjeç, është një prej tyre. Ai çdo fundjavë vjen nga qyteti i Fierit, ku mblidhet me një grup shokësh dhe lahet në det. Për Kastriot Tajarinin, të lahet në çdo muaj dhe në temperatura të ulta është kthyer në normalitet. Deti, sipas tij, është i ngrohtë, teksa të përballueshme janë edhe temperaturat kur del prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tajari thotë se ka sfiduar veten duke u larë edhe në temperatura me minus në liqenin e Pogradecit ndërkohë që thotë se është për të ardhur keq që notin nuk e ushtrojnë të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u bën apel të rinjve të merren me notin, aktivitetet fizike dhe të heqin dorë nga veset.

Ndërkohë, nuk mungojnë as gratë, të cilat sfidojnë veten dhe moshën për t’u larë në det.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?