Policia Rrugore u bën apel për kujdes të shtuar për të gjithë përdoruesit e rrugës!

Ndryshimet atmosferike, shtimi i reshjeve ka nxitur autoritetet e Policisë Rrugore të bëjnë apel për kujdes të shtuar të të gjithë përdoruesve të rrugës, për të shmangur çdp anomali apo më të keqen që vjen si abuzim me respektimin e normave të shpejtësisë dhe të gjithë elementeve që disiplinojnë shfrytëzimin rigoroz të rrugës.
Policia e Shtetit në publikimin e saj në mediat sociale ka bërë me dije se “Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës 🚶‍♂️🚗 që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren 🚨🚓, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?