Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:13 Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Ivan Balliut për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Programi i kandidatit të pavarur për Tiranën, Dritan Grëmi

Kronikë E martë, 14 Tetor 2025 10:08
Programi i kandidatit të pavarur për Tiranën, Dritan Grëmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Grëmi, kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës-

TIRANA E PASTËR DHE E JETUESHME, QYTETI QË U PËRKET TË GJITHËVE
Ky është programi dhe vizioni im prej 10 pikash për Tiranën.

Sot po shpall publikisht kandidaturën time si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.
Ky program është ndërtuar mbi përvojën personale të përditshme me qytetin, duke parë nga afër jo vetëm problemet dhe vështirësitë e tij, por edhe potencialin e madh për ndryshim dhe zhvillim që Tirana ka.
Tirana nuk mund të vazhdojë të jetë më një teatër eksperimental, ku luhet shfaqja e radhës.
Ajo ka nevojë për një skuadër të fortë profesionistësh me shpirt qytetarie, që punojnë për qytetin, jo për veten; njerëz që e kuptojnë se t’i shërbesh qytetit tënd nuk është privilegj, por mision.
Sepse për të drejtuar, nuk mjafton vetëm dëshira apo ambicia, por duhet vizion, përgjegjësi, përkushtim, ndërgjegje dhe përvojë.

Duhet forcë morale dhe shpirtërore për të çuar punët përpara çdo ditë, në çdo hap.
Ka ardhur koha që çdo kandidat për drejtimin e Tiranës të nënshkruajë një kontratë të vërtetë pune me qytetarët, punëdhënësit e tij të vërtetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çdo program duhet të ketë objektiva të qarta, pika të matshme dhe afate kohore konkrete, për të cilat kandidati merr përgjegjësitë e tij deri në fund të mandatit: duke u falënderuar për çdo arritje apo duke dhënë llogari për çdo dështim.
Çdo kryetar bashkie kontratën e tij të punës e ka me qytetarët, ata që paguajnë taksat dhe rrogën e tij çdo muaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe ky standard ka vetëm një emër: një program i firmosur mes palëve, përpara zgjedhjeve.
Ky duhet të jetë standardi i ri demokratik dhe qytetar që duhet të vendoset tashmë, duke nisur pikërisht nga këto zgjedhje vendore e në vazhdim.
Nuk e di nëse do të jem në gjendje të mbledh 7,000 firmat e nevojshme për të kandiduar.
Por ajo që për mua është më e rëndësishme, është hapja e një dialogu të ndershëm me qytetin dhe qytetarët e tij.
Të flasim hapur për problemet reale që ka Tirana, për prioritetet, për zgjidhjet dhe për mënyrën si mund të zbatohen deri në fund.
Ka ardhur koha të lihet mënjanë helmi, tensionet dhe sulmet e përditshme, që nuk i shërbejnë qytetit, por e dëmtojnë atë , duke intoksikuar çdo ditë njerëzit me retorika boshe, që ndotin mendjen dhe shpirtin e gjithsecilit prej nesh.
E vetmja sfidë ndaj së cilës duhet të drejtojmë çdo energji është Tirana.
Një qytet më i mirë, më i drejtë dhe më i jetueshëm për fëmijët tanë.
Kam zgjedhur të mos e bëj këtë njoftim siç jemi mësuar ta shohim zakonisht: me me konferenca shtypi e podiume, në salla hotelesh të marra me qira.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 21 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Zgjodha një mënyrë më të qetë, më të thjeshtë dhe më njerëzore.

Jo se nuk i kam mundësitē, por sepse nuk dua të jem pjesë e atij rituali tashmë të lodhur që e shohim tashmë prej vitesh.
Unë dua ta nis ndryshe: me qetësi, respekt dhe një fjalë të thjeshtë.

Për mua, komunikimi i vërtetë është ai që ndodh pa skenë dhe pa filtra.
Ndaj po e ndaj këtë vendim në mënyrën më të natyrshme të mundshme: këtu, drejtpërdrejt me ju.
Ky është programi dhe vizioni im prej 10 pikash për Tiranën.

‐-‐-‐————————————————————-

TIRANA E PASTËR DHE E JETUESHME – QYTETI QË I PËRKET TË GJITHËVE

Programi i Dritan Gremit për Bashkinë e Tiranës

Tirana ka nevojë për një vizion të ri – një qytet që frymon qetësi, rend dhe dinjitet.
Një qytet ku pastërtia, transporti, kujdesi për njerëzit dhe respekti për hapësirën publike bëhen pjesë e përditshme e jetës sonë.

———————————————————————-

10 PRIORITETET PËR NJË TIRANË TË RE

1. Tirana e Pastërtisë dhe Përgjegjësisë Qytetare
Pastërti, rend dhe ligj urban.
“Kush ndot, paguan. Kush kujdeset, shpërblehet.”
Brenda një viti: pastrim total i qytetit nga “merimangat e shtyllave” dhe zhdukja e kabllove ajrore që ndotin peizazhin urban.

2. 30 Parkime Sociale – Lufta kundër Stresit dhe Trafikut
Parkime me tarifa sociale në çdo lagje, sistem “Smart Parking”, garanci për çdo familje dhe plan i ri qarkullimi që i rikthen frymëmarrjen qytetit.

3. Transport Publik Smart dhe i Gjelbër
Autobuzë elektrikë të vegjël, më të shpeshtë e më të shpejtë.
Transport që lëviz pastër, sigurt dhe me ritëm europian.

4. Trotuaret – Ec Lirisht në Qytetin Tënd
Trotuare për njerëzit, jo për makinat.
Parkimi mbi trotuar ndalohet. Qyteti i këmbësorëve është qytet i shëndetshëm.

5. Hapësirat Publike për Fëmijët
Oborret e shkollave hapen pas mësimit për lojëra, sport dhe art.
“Asnjë fëmijë s’duhet të luajë më në rrugë mes makinave.”

6. Tirana e Studentëve
Qyteti që mbështet rininë dhe dijen.
50% bonus qiraje, transport i subvencionuar, internet falas dhe mundësi punësimi në projekte të bashkisë.

7. Tirana që Rikthen Buzëqeshjen
Trajtime dentare falas për të moshuarit me të ardhura të ulëta dhe kujdes social për ata që jetojnë vetëm.
Dinjtet dhe kujdes për brezin që na rriti.

8. Tirana e Turizmit të Qëndrueshëm
Turizëm përtej qendrës – zhvillim i Petrelës, Pezës, Dajtit dhe Baldushkut.
Një Tiranë që sjell mirëqenie pa shkatërruar ekuilibrat socialë.

9. “Tirana Bashkë” – Platforma e Bashkëqeverisjes Lokale
Një platformë digjitale ku qytetarët raportojnë, propozojnë dhe marrin përgjigje në kohë reale.
Tirana që dëgjon dhe vendos bashkë me qytetarët.

10. Come Back Home – Ndërto Tiranën Tënde
Thirrje për profesionistët dhe të rinjtë jashtë vendit:
Kthehuni në shtëpi, sillni dijen dhe energjinë tuaj.
Tirana ju pret për ta ndërtuar bashkë.

Për një Tiranë të Pastër, të Jetueshme dhe me Dinjitet.

Me Respekt

Dritan Gremi

𝐍𝐠𝐚 𝐀𝐅𝐏 𝐭𝐞𝐤 𝐋𝐞 𝐅𝐢𝐠𝐚𝐫𝐨, 𝐆𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐂𝐥𝐢𝐧𝐢𝐜 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐟𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞𝐳𝐞, 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧 𝐆𝐫𝐞𝐦𝐢: 𝐏𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈

Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri, të cilin e konsideron në ekspansion. Në këtë material, kolosi mediatik AFP është ndalur në klinikëm Gremi, si një nga zërat më të rëndësishëm dhe serioz në fushën e turizmit dentar, duke tërhequr gjithmonë e më shumë turistë të huaj. “Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, që i bën njerëzit të lumtur”, citon AFP drejtuesin e Gremi Clinic, Dritan Gremi.

Artikulli është shpërndarë shpejt edhe në media të tjera të rëndësishme frankofone, në Francë, Belgjikër, Zvicër, Luksemburg dhe Canada,  si Le Figaro, France 24, TV 5 Monde, L’Express, RTBF, Sudinfo, La Presse, RTL info, Brut.info, etj.

Vlen të theksojmë se kjo është një mënyrë mjaft e vlefshme e promovimit të Shqipërisë jashtë vendit, edhe në fushën e turizmit dentar dhe estetik, ndërkohë që Gremi Clinic, si pioner i këtij sektori vihet për të disatën herë në qendër të këtyre mediave.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 7 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 41 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 45 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 1 ore

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.