Prokuroria çon për ekspertim telefonët. 17-vjeçarët fshinë sms-të me vajzën

Të mërkurën në Klos u shënua tragjedia më e madhe që kjo zonë ka parë vitet e fundit. 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët mesazhet që provojnë shantazhin ndaj 16-vjeçares, situatë që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën tre persona dhe mbeten dy të plagosur në Klos.

Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares janë fshirë, babai i së cilës Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, plagosi Eglantin dhe Renato Hasula dhe më pas vrau veten.

Telefonat do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?