Protesta e dhunshme e muxhahedinëve në Durrës, disa shoqërohen në polici

Në Shqipëri protesta nuk organizon vetëm opozita, apo edhe shoqëria civile. Një grup muxhahedinësh, të paktën disa dhjetëra, kanë protestuar të mirë organizuar përpara stendës së librit të paraqitur nga Irani në Durrës.

Muxhahedinët, opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit, ishin të pajisur me pankarta ku kërkonin mbylljen e stendave iraniane.

Forcat e shumta të policisë shmangën përplasen e tyre me përgjegjësit iranianë të stendës së librit, ndërkohë që disa muxhahedinë u shoqëruan nga policia, jo pa momente tensioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?