Protestë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë – “Rruga e Kombit” pa pagesë për 24 orë
TIRANË – Të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet një miting solidarizimi për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Në mbështetje të pjesëmarrjes masive, “Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë për 24 orë, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Zv/kryeministrja Ministrja Belinda Balluku deklaroi në rrjete sociale: “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor. Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.”
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK , Hysni Gucati, njoftoi se në protestë do të mbajnë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga Kosova drejt Tiranës pritet të nisen 60 autobusa duke sjellë qytetarë, veteranë dhe mbështetës të kauzës.
Një protestë e ngjashme u zhvillua më 14 shtator në Hagë, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
KOHA JONË SONDAZH

