Prurjet e Vjosës rrezikojnë bllokimin e autostradës Levan – Tepelenë

Rritja e nivelit të ujërave të lumit Vjosë po rrezikon bllokimin e autostradës në Selishtë të Mallakastrës.

Si pasojë e reshjeve të shumta, uji është afruar ndjeshëm me aksin rrugor, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Autoritetet dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?