Rikthen kamerat e trupit për policët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bën me dije se do të rikthehen kamerat e trupit për patrullat e policisë. Duke folur në konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet” i financuar nga qeveria suedeze, ministri Çuçi theksoi se Policia do të investojë 7.6 herë më shumë në teknologji.

Për të kamerat e trupit do të rrisin më tej transparencën në punën gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve.

Qëllimi i radhës, sipas Çuçit është dhënia e një zhvillimi të mëtejshëm ndaj Komisariatit Dixhital, që sipas tij, ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët.

SHKARKO APP