Rrëshqitje masive e tokës në Selenicë, rrezikohet të preken banesat e fshatit

Në fshatin Vajzë të bashkisë së Selenicës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme.

Sipas informacioneve zyrtare, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?