Salianji në Elbasan, ish-deputeti Xhafa: Asnjë demokrat nuk u detyrua nga kr*mi! Berisha të faktojë pretendimet që ka

Ish-deputeti i PD-së, Qani Xhafa flet për pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”. Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha sot se takimi i Salianjit u sponsorizua nga krimi dhe se të pjesëmarrësit ishin detyruar të shkonin nga eksponentë të botës së krimit si Suel Çela.

Postimi i plotë i Qani Xhafës

Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00! Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik, ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë! Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim, të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD! Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës!

Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie! Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë! Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?