Seanca paraprake për dosjen Veliaj: SPAK kërkon kalimin për gjykim

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca paraprake për çështjen ndaj Erion Veliajt dhe disa personave të tjerë të hetuar nga SPAK, në kuadër të një dosjeje që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike.

Prokurori i posaçëm Altin Dumani ka paraqitur kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim, duke lexuar në sallë rrethanat e dosjes dhe akuzat e ngritura ndaj të pandehurve. Sipas SPAK, provat e mbledhura gjatë hetimeve janë të mjaftueshme për të kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Erion Veliaj, një nga të hetuarit kryesorë në këtë çështje, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët pritet të paraqesin qëndrimin e tyre mbi kërkesën e prokurorisë gjatë vijimit të seancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca ka nisur në orën 09:00 dhe është zhvilluar në prani të avokatëve të të pandehurve.Prokurori Dumani ka lexuar përmbledhjen e akuzave dhe provave, ndërsa në vijim pritet të flasin përfaqësuesit e mbrojtjes, të cilët mund të kërkojnë rrëzimin e kërkesës për gjykim apo të paraqesin kundërshtime procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detajet e plota të dosjes nuk janë bërë publike, por burime pranë hetimit bëjnë me dije se ajo lidhet me dyshime për shkelje të ligjit në funksione publike, përfshirë procedura administrative dhe vendimmarrje me ndikim të gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?