Sekuestrohen mallra kontrabandë në Tiranë, arrestohet 59-vjeçari

Është finalizuar operacioni i koduar policor ‘Wares’. Policia e Tiranës bën me dije se është arrestuar 59-vjeçari H.B., banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i dyqanit që do të merrte mallrat.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë e dije se shitësja është proceduar penalisht.

Informacion:

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëares”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen mallra dhe veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni që u kap duke transportuar mallrat e dyshuara të kontrabanduara, drejt një dyqani.

Shpallet në kërkim pronari i dyqanit që do merrte mallrat, procedohet penalisht shitësja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëares”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?