Sekuestrohen mjete piroteknike në Sarandë, procedohen penalisht dy shtetas

Policia e Sarandës, në vijim të kontrolleve për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, sekuestroi 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?