Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari
Kronikë E Enjte, 25 Dhjetor 2025 11:16
Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.
Biznesmeni Artur L. u plagos me thikë nga shtetasi Eri V., i cili më pas edhe është ndaluar nga policia.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para.
Biznesmeni ka refuzuar t’i japë dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
KOHA JONË SONDAZH

