Shkoi me pushime në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë pasdite në plazhin e Velipojës.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Viktima, shtetasi kosovar me inicialet E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det, duke humbur më pas jetën si pasojë e mbytjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?