Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

3 të rinj janë vënë në pranga të Policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Janë arrestuar 23-vjeçari K.V., 25-vjeçari G.Gj. dhe 17-vjeçari E.M, që të tre banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre A.B.

Pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, ata e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP