Situatë e rënduar nga reshjet në Delvinë. Përmbyten disa shtëpi, evakuohen banorët

Në Delvinë tre shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve.

Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Ndërkohë është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.

Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar- Bajkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Delvinë 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. Bashkia në punë në shërbim të komunitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?