S’ka më ditë me diell, nisin vranësirat, shiu dhe shtrëngatat

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje, duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?