SPAK kërkon ekstradimin e Mirel Mërtirit. Ai ndodhet në Austri, por nuk është arrestuar nga Interpoli
Një muaj më parë, Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i ka mbërritur vendndodhja e Mirel Mërtirit. Ai është në Austri.
Informacioni ju është dhënë nga Interpol Tirana. Policia austriake nuk e ka bërë arrestimin e tij dhe pse ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai ka ndjekur të njëjtën procedurë, si partnerja e tij Stela Gugallja.
SPAK bën me dije se nuk ka një informacion nesë ka nisur apo jo procesi për ekstrdimin e Mirel Mërtirit. Për partneren e tij procesi vijon. Drejtësia austriake do të thotë fjalën e fundit, nëse ata do të përballën me gjykatën për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Në seancën e parë që dështoi për këtë çështje, avokatët e Stela Gugalles, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos i bënë me dije gjykatës që kanë prokura të posacme me firmën e 3 personave të kërkuar.