Themelimi i PD në Elbasan, Meta: 14 maji dita për të kthyer demokracinë . Mbështesim Luçiano Boçin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pranishëmnë 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan, tregoi edhe se mbështet publikisht kandidatin e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Luçiano Boçin.

”Jemi në kryeqendrën e Arsimit në Elbasan dhe ju e dini më mirë se kushdo, se çdo vit mbyllen degë të reja në Universitetin e Elbasanit. 4200 në vit euro paguhet një mësues nga Buna dhe këtej. Në vend që të rriste çdo vit rrogën fryn kostot fiktive për investimet publike.

Rrugët që nuk bëhen kurrë. 14 maji është një moment i shkëlqyer, ky është edhe thelbi i marrëveshjes që kemi me PD-në. dua të shpreh akoma përkrahjen më të sinqertë për kryebashkiakun e ardhshëm të PD-së Luçiano Boçin.

Ai me shumë kurajo i është përgjigjur thirrjes suaj për t’ja rikthyer këtë qytet qytetarëve. Një vizion që e ka demonstruar dhe në Kuvend dhe kudo”,-tha Meta.

SHKARKO APP