Thirrja e Berishës ndaj Ramës, Nesturi: Për revolucion, por gjuha të çon tek një tërheqje

Thirrja e Sali Berishës për revolucion kundër Ramës, për analistin Platon Nesturi është për revolucion dhe që nuk i bën nder as vet Berishës, dhe së djathtës. Për të kjo gjuhë e përdorur të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një tërheqje të opozitës.

“Deklarata e Berishës, shkon përtej që regjimi i Rames nuk mund të ndryshohet përveç me revolucion. Pra nuk kemi te bëjmë me “të presim njëherë se si do të ndodh, apo vidhet apo s’do vidhet, pra kemi kaluar në një fazë tjetër pra përmendja e një revolucioni.

Kemi të bëjmë me Berishën qe në kuadrin e përgjithshëm ka dashur të ketë gjithmonë figurën e të sjellurit pluralizëm. Tani nga pluralizmi, që është sistem vote, të kalosh në terma revolucion, tregon që ose nuk kem qenë asnjëherë shëmbëlltyrë e pluralizmit, por nga ana tjetër, i bie që o ke qenë prape, ose nuk ke qenë asnjëherë. Në një farë mënyrë kjo nuk i bën ndër as Berishës, as atyre që e ndjekin.

Ndezje e retorikës me tone revolucionare që nuk i shkon as të djathtës tregon që nuk kemi as vijueshmëri të përcaktuara të atyre që përbënin themelin e të djathtës, kjo tregon që opozita ka vet një ngërç shumë të madh. Kjo gjuhë e përdorur për faktin se ti fillon e paragjykon procesin gjyqësor që përpara mund të shkonte që te tërhiqet dhe të mos shkonte në zgjedhje, dhe fakti që e kemi dy palë kandidatësh kjo e bën të mundur fakti që të mos kemi tërheqje”,-tha në “MCN TV”.

SHKARKO APP