Shtyhet seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta

Seanca paraprake që pritej të zhvillohej sot ndaj ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për në datën 5 dhjetor. Vendimi për shtyrje u mor në zyrat e Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO), pas paraqitjes së palëve në sallë.

Sot mëngjes, Meta u lirua përkohësisht nga qelia për të marrë pjesë në seancë e cila megjithatë nuk u zhvillua siç ishte parashikuar. Në hyrje të gjykatës, mbrojtësi i tij, Kujtim Cakrani, u ndal përballë gazetarëve dhe deklaroi se:

“Sot nis përballja me regjimin e Ramës. Meta është në sallën e gjyqit, e keni të pranishëm. Për çështjen e 21 janarit, procesi është në një fazë tjetër.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që mungesa e kushteve për zhvillimin e seancës sot nuk u bë publike, data e re  5 dhjetori  është shpallur si moment i ri për përballjen gjyqësore që pret të vendosë mbi fatin e ish-presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vijim do të përcaktohet edhe koha e rinisjes së procedurave për rastin që prek ngjarjet e 21 janarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?