Tragjedi në Dukagjin, vriten dy persona dhe një tjetër plagoset

????????????????????????????????????

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku, sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve paraprake, Policia e Shkodrës është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate. Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet për viktimat apo rrethanat e ngjarjes.

Marrja e informacionit dhe ndërhyrja në zonë paraqiten të vështira për shkak të terrenit të thellë malor. Dukagjini ndodhet në një distancë të konsiderueshme nga qyteti i Shkodrës, ndërsa në disa zona mungesa e sinjalit telefonik vështirëson komunikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e policisë pritet të verifikojnë informacionet dhe të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?