U kap me drogë, shqiptari: Motra është me kancer, dua ta shoh para se të vdesë

Me 1 vit burg u dënua nga Gjykata e Kurorës në Sheffield të Angli, një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një “shtëpi bari”. Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë paund.

“Ai erdhi në fund të vitit 2021. Në Shqipëri ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar të cilët luftojnë për mbijetesë. Ai shpresonte se do të gjente një punë të ligjshme. Jetonte me një shok, por më pas ngeli pa shtëpi”, tha avokatja e tij mbrojtëse. Po ashtu ajo tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.

“Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional”, tha avokatja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?