Vdekja e punonjësit për shkak të motit, Sako: Ka ndodhur jashtë orarit të punës

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako thotë se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve.

Sako foli edhe për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të motit të keq. Kryebashkiakja tha se sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës.

”Humbja e jetës: morëm informacionin nga policia për të ndjerin, që po pastronte. Personi ka qenë në datën 6, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10:30, më tej është larguar. Pas kësaj, në orën 16:00 familjarët kanë telefonuar për të pyetur nëse ishte në punë. Me datën 7 kanë bërë denoncimin, pra ai nuk ka qenë në orar të punës sipas të dhënave paraprake”,- tha Sako.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?