Vdekja e xhaxhait të Alda Klosit, Berisha: Hajdutja e qeverisë nuk kursen as familjarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi në media u bë publik lajmi i vdekjes së xhaxhait të Alda Klosit.

Berisha shkruan në facebook se Klosi, të cilën e cilëson si hajdutja e qeverisë nuk ka kursyer as familjarët në agoni. “Hajdutja e qeverisë, Alda Klosi nuk kursen as familjarët në agoni! Krim!”-shkruan Berisha.

Kujtojmë se në deklarimet e dhëna në polici Klosi tha se 120 mijë eurot e grabitura në banesën e saj ishin të xhaxhait i cili ia kishte dhënë për të mobiluar shtëpinë dhe për nevoja të tjera pasi ishte i sëmurë me kancer.

SHKARKO APP