Vjosa bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë

Dalja nga shtrati i Lumit Vjosë në disa pjesë të tij ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë. Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.

Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat struktura lëshuan alarme evakuimi edhe për banorët e zonës së Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës, si dhe për fshatin Ferras, në afërsi të Cakranit në Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Novosela dhe Ferrasi ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë, ndërsa njësitë administrative të Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës rrezikohen nga prurjet e lumit Erzen.

Menjëherë pas urdhrave për evakuime të menjëhershme, strukturat e emergjencave civile, të mbështetura nga Policia dhe strukturat e pushtetit lokal, kanë nisur verifikimet në çdo banesë që rrezikohet nga përmbytjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?