Vrasja e Renato Hamzës, nëna tregon telefonatën me vrasësit

Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për zhdukjen e Renato Hamzës, edhe pse kanë kaluar 8 vite nga zhdukja, por ë askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nëse eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo Renato Hamzës. Nëna e tij, Silvana Hamza tregon për emisionin ”Pa Gjurmë” bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak.

’’Renato ishte në atë lokal në Shijak, aty ku ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje’’. Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?

Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë.

Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon: ”Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vertëtë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë”.

SHKARKO APP