Vrasja e Sabrinës, gazetarja zbulon telefonatën: Do dal nga burgu dhe do të vras

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në ”Open”, ka rrëfyer telefonatën e Sabrina Bengajt dhe Elton Metajt. 23-vjeçarja u vra pak ditë më parë nga ish-burri në shtëpinë e prindërve të saj në një fshat në Fierit.

Hoxha tha se Metaj dy javë para se të dilte nga burgu ka telefonuar Bengajn dhe i ka thënë së do të dilte nga aty dhe do ta vriste.

”Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ”Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras”. Pas kësaj telefonate dhe një diskutimi me familjen e saj, Bengaj është drejtuar për në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin. Autoritetet kanë qenë në dijeni të kësaj telefonate”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?