Zbardhet itinerari i autorëve të grabitjes në Kamzë, punonjësja e argjendarisë mohon kontaktin me to

Autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamzë dyshohet se kanë ndjekur një itinerar të mirë planifikuar për t’i shpëtuar policisë. Sipas burimeve hetimore, menjëherë pas grabitjes ata janë larguar me motor në drejtim të Zallherrit, duke qëndruar të maskuar gjatë gjithë kohës për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Pamjet filmike kanë zbuluar se gjatë arratisjes autorët janë rrëzuar për një moment me motor, por kanë mundur të ngrihen dhe të vijojnë largimin. Ndërkohë, Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle dhe ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë, për të verifikuar nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Megjithatë, deri tani autorët nuk janë identifikuar. Hetuesit po analizojnë të gjitha provat e mbledhura në vendngjarje, ndërsa dyshohet se grabitësit kanë marrë një sasi bizhuterish ari dhe argjendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me autorët, pasi në momentin e grabitjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit. Hajdutët janë larguar duke mbajtur në duar bizhuteritë e grabitura dhe një armë që dukej si kallashnikov, ndërsa mbanin skafandra për të fshehur identitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?