Zbardhet ngjarja në Babrru. Pasi viktima dhe autori pinë së bashku, u zunë për motive banale

Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.

Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autorit, e ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.

Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?