Zgjedhjet lokale, Kalemaj: 700 mijë votues potencial të opozitës janë larguar
Zgjedhjet lokale të 14 majit, janë një provë me dy përfundime. E para se cili grup në PD, do të jetë zyrtar dhe sa forcë ka opozita.
Vijojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, dhe analisti Ilir Kalemaj thotë se rreth 700 mijë votues potencial të opozitës janë larguar për arsye të ndryshme.
“Ajo që dimë është se votuesit e opozitës, rreth 700 mijë kanë ikur, votuesit potencial të opozitës, njerëz të zhgënjyer që shkojnë më gomone dhe ikin, ata ose kanë qenë votues potencial ose do të ishin. Pra opozita ka bjerrje, plus e përçarë mes vete, nga ana tjetër kemi një super mazhorancë e cila garanton se ka një kufi votash”.