Zjarr në një apartament në Korçë, humb jetën një 74-vjeçar
Një 74-vjeçar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu apartamentin e tij pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët shpërthyen në një apartament të një pallati, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi edhe në katet e tjera të godinës, duke rrezikuar banorët.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe izolimin e zonës, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.
Viktima është identifikuar si U.H., 74 vjeç, i cili nuk arriti të mbijetojë si pasojë e zjarrit.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende i paqartë.
Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH
Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?
Results
Vota totale: 5303

