FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarri përfshin banesën në Maliq, familjarët në gjumë

Zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë e Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, por dyshohet se familjarët kanë qenë në gjumë dhe zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, duke izoluar flakët dhe duke punuar për shuarjen totale të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, nuk ka të dëmtuar, pasi fqinjët ndihmuan familjarët të dilnin jashtë shtëpisë në kohë. Në vendngjarje është edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?