Kroos: Na u shkatërrua një ëndërr, por jemi të gjithë krenarë për atë që dhamë në fushë

Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos luajti sonte ndeshjen e  fundit, pasi do të tërhiqet. Ai e ka cilësuar si një ëndërr që u shkatërrua eliminimin nga Spanja.

“Ishte një lojë ku të gjithë vendosëm gjithçka në fushë. Ishim shumë afër. Kjo e bën atë edhe më të hidhur. Të gjithë së bashku kishim një qëllim të madh. Kjo ëndërr tashmë është shkatërruar deri diku. Edhe pse kemi luajtur një turne të mirë.

Ne të gjithë mund të jemi krenarë. Jam i lumtur nëse mund të ndihmoj sadopak Gjermaninë në futboll dhe të pretendojmë sërish”, tha Kroos pas humbjen 2-1 ndaj Spanjës në Europian.

SHKARKO APP