𝗧đ—Č đ—•đ˜‚đ—·đ˜đ—¶đ—»đ—źđ˜ đ—Č đ—Ąđ—¶đ—žđ—źđ—·-𝗠đ—ČÌˆđ—żđ˜đ˜‚đ—żđ—¶đ˜

Në zemër të Alpeve Shqiptare, në Curraj të Poshtëm, u zhvillua një takim i veçantë mes pronarëve të bujtinave, një brezi të ri udhërrëfyesish malorë nga Lekbibaj, përfaqësuesish të agjencive turistike dhe banorëve të zonës. Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi për rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

NĂ« fokus tĂ« diskutimeve ishte certifikimi i produkteve lokale, me synim pĂ«rzgjedhjen e produkteve mĂ« pĂ«rfaqĂ«suese si fasulja e varur dhe mishi i thatĂ«, pĂ«r t’u promovuar si marka tĂ« zonĂ«s dhe pĂ«r tĂ« garantuar cilĂ«si dhe identitet kulinar.

Gjithashtu, u prezantua programi i trajnimit profesional për udhërrëfyesit malorë të Lekbibajt, i cili vë theksin te siguria në terren dhe interpretimi kulturor, duke u dhënë të rinjve mundësi për punësim cilësor në industrinë turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte mikpritja dhe trajnimi i kapaciteteve vendore, që po realizohen në bashkëpunim me TUI Care Foundation dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohje për mbështetjen e GIZ-it dhe partnerëve të tjerë, të cilët po kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të mrekullueshme. Së shpejti, pritet të nisin edhe projekte infrastrukturore të mbështetura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilat do të përmirësojnë aksesin dhe cilësinë e jetës në këtë rajon të Alpeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?