1.15 miliardë euro/Kryemadhi: Institucion monitorimi me ekspertë të pavarur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se duhet një institucion monitorimi i pavarur, me ekspertë, të cilët do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Për të, entuziazmi mbaroi dhe duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë. ”Puna për rindërtimin e banesave”, tha ajo, “duhet të fillojë sa më parë”.

Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj Shqipërisë dhe madje ata ndiejnë detyrim për të ndihmuar. Ajo që dua të theksoj se notat e entuziazmit mbaruan dhe tani duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverië shqiptare. Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë 256 milionë euro, shifër që do të thotë që ata të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të mos i kapë dimri i ardhshëm. Nga ana tjetër sigurisht që buzëqeshja e Kryeministrit tonë ishte shumë e madhe sepse po kërkon kredi për të paguar pagat, kishim një shumë prej 850 milionë në formë huaje që do t’i paguajnë fëmijët tanë, ndaj duhet një institucion monitorimi me ekspertë të pavarur për të bërë monitorimin e këtij projekti, duke përsëritur edhe njëherë që SHBA, do të themelojnë Akademinë e Transparencës për administrimin e donacioneve të pastërmetit, që tregon shumë qartë atë që është shumë e rëndësishme që shqiptarët tashmë janë mësuar se paratë nuk shkojnë për ta por në xhepat e qeveritarëve të Rilindjes”.

Përballë një qeverie të paaftë dhe që nuk di të menaxhojë buxhetin, Kryemadhi tha se opozita do të jetë vigjilente dhe do të ndjekë hap pas hapi se si do të përdoren paratë e dhëna nga BE.

Ne do të jemi të gatshëm dhe do të jemi vigjilentë për të ndjekur hap pas hapi çdo projekt që ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Por jo vetëm të shtëpive, por edhe të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të kishave dhe xhamive, të cilat janë objekte që janë në shërbim të qytetarëve. Dhe absolutisht do të ndjekim hap pas hapi nëse kjo qeveri këto para të cilat dje Europa ua dha shqiptarëve, do t’i përdorë për fluturimet e tyre luksoze, për zyrat e tyre luksoze apo për investimet e tyre të luksit të administratës. Tashmë nuk ka më arsye për të zvarritur zgjidhjen e problemeve të familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë dhe flenë në çadër, tashmë ne presim me padurim që të shikojmë sa më shpejtë shtëpitë e para dhe ndërtesat e para, ku qytetarët të cilët humbën ndërtesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të jenë të strehuar dhe fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë. Por edhe është shumë e rëndësishme që jo vetëm për ato shtëpi dhe ndërtesa që janë dëmtuar por që janë dhe qindra e mijëra familje të tjera të cilat janë të rrezikuara në rast të një tërmeti tjetër në mënyrë të tillë që kjo gjë të mos ndodhë më, siç ndodhi në 26 nëntor”.

SHKARKO APP