100 ditëshi i parë i qeverisë, Kryeministri Rama: Pastrim, shërbim dhe ndëshkim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në 100 ditët e para të qeverisë do të duhet të bëhet një pastrim i administratës nga punonjës të pakualifikuar dhe do t’i shpallet luftë korrupsionit. Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama theksoi se do të ketë ndëshkime ndaj cilido punonjësi që bën korrupsion.

“Në këtë fazë të parë të mandatit tonë na duhet pastrim; pastrim fizik, pastrim në të gjithë nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit dhe pastrim strukturor. Na duhet shërbim dhe na duhet ndëshkim në të gjithë nivelet lidhur me çdo shfaqje të korrupsionit”, ka thënë Kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë ka dhënë edhe një përgjigje për akuzat e opozitës në lidhje me futjen e TVSH-së edhe tek biznesi i vogël. “Nga viti i ardhshëm çdo biznes i Republikës së Shqipërisë do funksionojë me TVSH. Kjo nuk përbën rritje për barrën e biznesit të vogël, biznesi i vogël do vazhdojë ta ketë taksën zero”.

Rama përsëriti në fjalën e tij, atë që ministri Xhafaj tha më herët, për Vettingun në polici brenda 100 ditëve të para. “Në 100 ditë të para duhet të përcaktojmë edhe lidhur me negociatat për anëtarësim në vitin që vjen. Duhet të pastrojmë kornizën që do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të çliruar qytetarët nga barra e burokracisë, e sorollatjeve, e procedurave, e zvarritjeve. Duhet ta çojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re, në raport me ekonominë tonë. Duhet të përcaktojmë kornizën e Vettingut në policinë e shtetit për të hyrë në qelizë të kancerit në policinë e shtetit. Ta çojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kombëtare në një fazë të dytë për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë”, tha Kryeministri.

Rama ka premtuar nisjen e një pastrimi të madh, një “qilizme” në drejtuesit e burgjeve, sepse ato janë kthyer “në llum” tha ai, me gjithë çfarë emërimesh politike. “Nuk do të lejojmë më emërime politike në burgje, por do të angazhojmë edhe ushtarakët në lirim. Ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje do të përgjigjen para drejtësisë”. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjithashtu mbylljen e thertoreve në vend në kuadrin e planit të 100 ditëve të para të qeverisjes, mirëpo ka gjetur rastin të bëjë një krahasim të fortë lidhur me këtë vendim dhe t’i japë një grusht, opozitës, e cila protestoi së fundmi për të drejtën e debatit dhe të fjalës.

“Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therrim dhe në rrugë. Në parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar. Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujen për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik. Thertoret do të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve. Hollanda ther disafish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund”,-tha Rama.

Lexoni edhe:

Zbulohen zv.ministrat e rinj të qeverisë ”Rama 2”

Raporti i Finos: Bashkitë ku PS doli më keq se në zgjedhjet e 2013

Asambleja e PS-së/Bushati batutë me Ruçin

Asambleja e PS/Paralajmërimi i ministrit Xhafaj: Gjatë 100 ditëve do të…

Ministria e Financave brenda 100 ditëve do të bëjë këto punë

SHKARKO APP