Ilir Meta pas NdihmësSekretarit të Shtetit Amerikan Brownfield takon Lu

Prapë Lu dhe Vllahutin tek Ilir Meta. Kreu i Kuvendit sapo është kthyer nga një vizitë e rëndësishme e tij në Washington ku takoi edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield dhe një numër kongresmenësh e senatorësh. Po kështu foli edhe në kongresin amerikan të hebraikëve ose siç thuhet tek lobi më i madh në Kongresin Amerikan, atë çifut.

43b2d0e4-7f60-439a-849a-2c13a7a185f9

Ndërsa sot Ambasadorët e SHBA dhe BE zhvilluan një tjetër takim me Kryetarin e Kuvendit dhe të LSI -së, Ilir Metën. Donald Lu e Romana Vlahutin u paraqitën rreth mesditës në zyrën e tij, për të diskutuar sërish për reformën në drejtësi. Takimi vjen dy ditë pasi ambasada e SHBA u kërkoi deputetëve që të votonin individualisht për reforën dhe bëri përgjegjëse opozitën se nuk tregoi fleksibilitet, ndërkohë që qeveria e kishte treguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe BE u ka bërë thirrje për votim individual deputetëve. SHBA mbështeti edhe nismën e qeverisë për ta çuar draftin në kuvend dhe tha do të sigurohej që ai të ishte një draft i drejtë që përfaqëson idetë më të mirë të ekspertëve vendas e të huaj dhe të Komisionit të Venecias. Pas këtyre zhvillimeve mazhoranca po bën llogaritë me votat, pasi ajo nuk i arrin e vetme 94 votat që i duhen për të kaluar ndryshimet kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama deklaroi një ditë më parë se ai do ta gjendte “ndonjë vëlla” nga opozita për ta votuar reformën. Opozita e ka bërë të qartë se çdo votë e trafikuar nga radhët e saj do ta nxjerrë atë jashtë parlamentit dhe do të djegë mandatet.

Mësohet se numri magjik prej 94 votash janë bërë për votimin e Reformës. Pritet të dalin emrat nga PD, të cilët do të dalin hapur pro SHBA e BE.

08894bce-0d8d-4e52-bbca-47f10f2622ab

f2684141-5124-4d17-8616-c63016175dab

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?