15 vjetori i LSI, të rinjtë e LRI dhurojnë gjak

15 vjetori i LSI ka nisur ndryshe për të rinjtë e LRI. Ata kanë zgjedhur që këtë ditë feste ta nisin me një aktivitet social. Së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi ata kanë dhuruar gjak në katin e parë të godinës së LSI.

Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi u shpreh se përgjegjësia sociale duhet kthyer në një përgjegjësi politike për të ecur përpara dhe për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

“Përfitoj nga rasti që në këtë përgjegjësi sociale të Lëvizjes Rinore për Integrim të fillojmë ditën e 15 vjetorit të LSI. Uroj të gjithë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e saj kudo që janë gëzuar ditëlindjen. E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, “dhuro gjak, dhuro një jetë”. Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njërëzish. Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike për të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara”,- tha Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi se “sot, në këtë ditë të 15 vjetorit të LSI, falenderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dhurojnë gjak dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dhurojnë gjak sepse në fund të fundit është dhe e shëndetshme për të gjithë ne, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është e shëndetshme për trupin dhe për organizmin por mbi të gjitha iu japim një jetë më shumë të gjithë atyre që kanë nevojë. Gëzuar të gjithëve dhe mirutakofshim në takimin e pasdites.”
Në kuadër të 15 vjetorit të saj, LSI në orën 18.30 mban një takim të madh festiv me anëtarë dhe simpatizantë të saj në Pallatin e Kongreseve.

SHKARKO APP