17 të arrestuar në Serbi/Po planifikonin vrasjen edhe te Presidentit Vuçiç

Një operacion i madh policor është kryer sot pasdite në Serbi ku janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.

Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale.

Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasje në Beograd si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera. Të arrestuarit sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiç. Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.

Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksander Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

Grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.

Pas kësaj masat mbrojtëse për presidentin Vuçiç janë dyfishuar.

SHKARKO APP