20 shqiptarë në pranga për trafik kokaine në Britani (foto)

Policia britanike deklaroi se është finalizuar një operacion sekret anti-drogë dhe 20 shqiptarë kanë marrë dënime me burg ose deportim në vendlindje. Banda njihej me emrin “Shqiptarët” dhe shpërndante kokainë në baret dhe klubet e natës së Manchester. Sipas policisë britanike ata kishin arritur të fitonin deri në 250 mijë paund nga trafiku. Ata përdornin pasaporta të falsifikuar greke ose italiane. Policia britanike e kishte quajtur aksionin me emrin “Operacioni Cortez”.Banda e shqiptarëve u zbulua me anë të infiltrimit të agjentëve sekretë të cilët punuan si kamarierë apo apo punonjës në baret ku shpërndahej droga.

33-vjeçari Mevlan Gjeta është gjithashtu një emrat kryesorë të grupit. Në shtëpinë e tij u gjet një kilogram kokainë dhe 55 mijë paund në një dollap. Ai është nxjerrë para një gjykate dhe është dënuar me 8 vjet burg për trafik droge.

Mediat britanike shkruajnë se edhe në banesën e 25-vjecarit Gentjan Baro u gjet kokainë dhe një armë e fshehur në cisternën e ujit në banjë.

SHKARKO APP