25 mijë refugjatë sirianë po vijnë. Tahiri: Jemi gati! Klosi: E pamundur!
Bashkimi Europian duket se po fokuson që 20 mijë deri në 25 mijë refugjatë sirianë e iranianë të mbërrijnë në Shqipëri, ndaj duket se vizita e ministrit të brendshëm Tahiri në Bruksel ishte për këtë fluks refugjatësh. Natasha Bertaud zëdhënese e KE tha se komisioneri Avramopoulos do të jetë gati që të ndihmojë Shqipërinë nëse vala e sirianëve dhe iranianëve do të jetë jashtë kapacitetit pritës të Shqipërisë.
Por nuk është i këtij mendimi ish-kreu i SHISH Fatos Klosi. Nuk mund të priten kaq shumë sa po mendohet pasi vertet ne si Shqipëri pritëm me shumë në kohën e luftës së Kosovës, por ama ata ishin shqiptarë, kurse refugjatët të cilët priten të mbërrijnë kanë një sërë problemesh për t’u strehuar. Dhe duhet që edhe sherbimi sekrete shqiptar të jetë i përgatitur pasi mes refugjatëve mund të vijnë edhe terroristë.