25-vjetori i Kuvendit Pluralist, Meta: Reforma në Drejtësi do miratohet

“Reforma në Drejtësi do të miratohet shumë shpejt dhe ajo është sfida kryesore e Parlamentit”. Kështu deklaroi sot Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në ceremoninë e 25-vjetorit të Parlamentit Pluralist Demokratik nga ku ka theksuar se, Kuvendi ka luajtur rol në të gjithë proceset transformuese, përmes debatit, dialogut, konsensusit, bojkotit.

“Reforma në Drejtësi do të përmirësojë klimën e biznesit. Duhet të mbyllet sa më parë. Jemi përpara miratimit të një reformë të madhe. Ajo do mbyllet me sukses” ka shtuar ai.

Parlamenti, sipas Metës është pushtet i kritikuar, transparent e dinamik, por sipas tij në vite Shqipëria ka ndryshuar. Ai ka shprehur mirënjohje jo vetëm për ata që kanë kontribuuar për parlamentarizmin në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët.

“Parlamenti pluralist dha mesazh lirie. Mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuuar për parlamentarizmin. Mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtar”,- ka thënë Meta.

SHKARKO APP