28 nëntor 2019/Mbi gërmadha ngrihet flamuri kombëtar kuqezi

Shqipëria është në zi dhe dhimbje për viktimat e tërmetit shkatërrues të së martës. Numri i viktimave ka arritur në 42, ndërsa të plagosur me qindra.

Këtë të enjte prej hotel ‘Mira Mares’ në Durrës u nxor dhe trupi i fundit që gjendej nën gërmadha. Fatkeqësisht, trupi që doli në barrelën e forcave të shpëtimit ishte i mbuluar. Mbi të qëndronte trupi i pajetë i 41 vjeçarit Sotiraq Mishaj, viktima e 41 e tragjedisë që ka mbështjellë mbarë Shqipërinë.

E teksa vendi iu largua dje zisë kombëtare, sot festa e Pavarësisë pak është festuar për shkak të tragjedisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi gërmadhat e hotelit që mori disa jetë shqiptarësh në Durrës, sot është ngritur flamuri kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?