28 Nëntori. Presidentët e dy shteteve shqiptarë, Ilir Meta e Hashim Thaçi takohen në Gjilan
Festa e 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pritet të festohet me ceremoni të mëdha kudo ku jetojnë shqiptarët.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të jetë sot në Gjilan, në një avitet madhështor të organizuar nga autoritet e shtetit të Kosovës. Në Gjilan do të inaugurohet shtatorja e një prej patriotëve më të mëdhenj që luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare, Idriz Seferi.
Presidenti Meta është i ftuar në Gjilan nga homologu i tij Kosovar, Hashim Thaçi. Burime nga Presidenca thanë se dy krerët e shteteve do të marrin pjesë në manifestimet kryesore që do të zhvillohen në Gjilan për inaugurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Idriz Seferi. Idriz Seferi është një nga figura kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai njihet jo vetëm si luftëtar i shquar, por dhe si figurë kyçe në organizimin e Lidhjes së Prizrenit dhe organizimit të shqiptarëve në luftën për liri dhe pavarësi në Kosovë dhe në Shqipëri.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se i ka akorduar atdhetarit të madh Idriz Seferi, urdhrin më të lartë: “Heroi i Kosovës”.
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta tha se Idriz Seferi është një legjendë e kombit. “Sot ne na ka mbledhur në veçanti idriz Seferi, ky atdhetar nga më të shquarit, legjendë e kombit. Figura e tij do të lartësohej në betejën e famshme të Kaçanikut, emër që do të gdhendej në kujtesën e kombit me këngën : Kaçanik, shkëmb e gur, vritesh e pritesh për flamur…”,- tha Presidenti Meta.
VIDEO/Manifestimet në Gjilan. Presidentit Thaçi pret Presidentin Meta
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1715640018506350/
FOTOGALRI NGA CEREMONIA SOT NË GJILAN
Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Kosovë, vjen pas një vizitë të suksesshme në Luginën e Preshevës që banohet nga shqiptarë të cilët jetojnë në tokat e tyre, në Serbi. Të dielën, kreu i shtetit ishte në komunën e Medvegjës, ku u takua me qytetarët shqiptarë që jetojnë atje. Në këto takime, kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojën e më shumë investimeve nga ana e shtetit serb për banorët që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare.
Vizita e kreut të shtetit në zonat shqiptare në Serbi, në prag të festave të Nëntorit, është cilësuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës si një ngjarje historike.
VIDEO/ Meta në Medvegjë, këndon këngë me çifteli
https://www.facebook.com/kohajone/videos/744479049074968/
Presidenti i Republikës Ilir Meta është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e komunës së Medvegjës në Serbi. Pas takimeve me shqiptarët dhe drejtuesit lokalë të pushteti vendor në komunën me shumicë autoktone shqiptare, në mbrëmje kreu i shtetit shqiptar i ulur në një tryezë me banorët e Medvegjës. Kreu i shtetit u është bashkuar atyre duke kënduar nën tingujt e çiftelisë. Në video shihet se kreu i shtetit ka marrë vet çiftelinë dhe ka kënduar këngën e njohur “Malet e Dibrës”. Kreu i shtetit shqiptar, Ili Meta është i vetmi President shqiptar që ka shkuar për vizitë në komunën e Medvegjës që banohet nga shqiptarë autoktonë.