30 qershori, Mehmetaj: Durim, sa KQZ të mbledhë veten e të nxjerrë rezultatin

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka ironizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për vonesat në nxjerrjen e rezultatit të 30 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmetaj shprehet se “Duhet mirëkuptuar vonesa e KQZ për nxjerrjen e rezultatit. Si asnjëherë më parë, partia që konkuron për vendin e parë, është “Partia e Votave të Pavlefshme”. Gara është tepër e fortë për vendin e parë. Burime nga brenda KQZ bëjnë me dije se PS është “rrotë më rrotë” me Partinë pa adresë.”

Në vijim postimi i plotë i ish-deputetes

Durim miq, duhet mirëkuptuar vonesa e KQZ për nxjerrjen e rezultatit.

Ndodhi edhe precedenti i papritur…

Si asnjëherë më parë, partia që konkuron për vendin e parë, është “Partia e Votave të Pavlefshme”. Gara është tepër e fortë për vendin e parë. Burime nga brenda KQZ bëjnë me dije se PS është “rrotë më rrotë” me Partinë pa adresë.

Aq e komplikuar duket kjo situatë, sa pritet të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndaj, durim miq! Durim edhe pak, sa KQZ të mbledhë veten e të gjejë zgjidhjen për këtë problem.

SHKARKO APP